Messi magjik, Barcelona me hapa të sigurt drejt titullit (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona nuk ka arritur të befasohet nga skuadra modeste Rayo Vallecano dhe ka shënuar fitore të thellë në udhëtim 5:1.

Kur të ke në ditën më të mirë një lojtar si Messi, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë për Barcelonën.

Kampioni aktual i Spanjës nga fillimi tregoi se i dëshiron pikët e plota, kur në minutën e 22-të shënoi mesfushori kroat Ivan Rakitic për 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe Lionel Messi arriti ta shënoi golin e parë personal dhe të dytin për Barcelonën në minutën e 23-të.

Me rezultatin 2:0 në të mirë të Barcelonës dhe me një futbollist të përjashtuar të Vallecanos përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Lionel Messi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën në minutën e 53-të, para se vendasit të ngushtonin epërsinë nëpërmjet Manuchos katër minuta më vonë.

Në minutën e 67-të, vendasit mbetën me nëntë lojtarë në fushë pasi u përjashtua Iturra, ndërsa Luis Suarez dështoi të shënoi nga pika e bardhë.

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi kompletoi het-trikun e tij në minutën e 72-të, ku ky gol ishte i 19-ti në La Liga.

Për rezultatin 5:1 shënoi mesfushori turk Arda Turan, katër minuta para fundit të ndeshjes.

Këhtu pas kësaj fitore, Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 69 pikë, tetë më shumë se Atletico Madrid dhe 12 më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...