Messi ka kontratë të “përjetshme” me Barcën, por ai do të vendosë për të ardhmen

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka një kontratë të përjetshme me Barcelonën, por varet nga lojtari nëse dëshiron të qëndrojë te klubi – është shprehur presidenti Josep Maria Bartomeu.

Kontrata aktuale e argjentinasit është valide deri në qershor të vitit 2018 dhe pritet që të nisin bisedimet për rinovimin e saj.

Mirëpo, kreu i klubit e ka bërë të qartë se Blaugranët e duan 29-vjeçarin gjithmonë në skuadër dhe ai duhet të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

“Ai i ka të gjitha vitet që dëshiron (me Barcën). Lionel Messi është lojtari më i mirë që ka luajtur futboll ndonjëherë në historinë e botës dhe ai luan me ne”.

“Në muajt e ardhshëm padyshim se do të flasim me të, por ai tashmë e di se ka kontratë përgjithmonë. Nuk ka kufi me të”.

“Kufiri do të vendoset nga ai dhe tash është 29 vjeç, është i talentuar, ambicioz dhe është në formë të përsosur për të vazhduar për shumë vite”, ka theksuar Bartomeu për ESPN. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...