Messi iu shënoi gol në stilin “biçikletë”, tifozët kundërshtarë e thirrën emrin e tij

PUBLIKUAR

Lionel Messi është i dashur për shumëkënd, nëse jo për të gjithë.

Ylli argjentinas konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Dhe, ai madje pëlqehet dhe duartrokitet, apo edhe brohoritet emri i tij edhe nga tifozët kundërshtarë, shkruan “Gazeta Express”.

Një gjë e tillë ndodhi edhe fundjavën që e lamë pas në nisje të sezonit të ri të Ligue 1.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë bëri paraqitje solidet ndaj Clermontit.

Ai i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim për Neymarin.

E kur përfaqësuesi argjentinas e shënoi atë gol të famshëm tashmë në stilin “biçikletë”, tifozët vendës të Clermontit nisën ta këndonin emrin e tij, edhe pse ishin “të lënduar” me atë që po i ndodhte ekipit të tyre të zemrës.

Pra, tifozët francezë e shfaqën edhe një herë admirimin që e kanë për veteranin e sulmit, i cili e nisi furishëm sezonin e ri duke i realizuar 3 gola dhe duke e bërë 1 asistim në 2 ndeshje, në ligë dhe në Superkupë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...