Messi i ndryshon fjalët

PUBLIKUAR

Messi i ndryshon fjalët

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka ndryshuar fjalët sa i përket të ardhmes në skuadrën e Barcelonës.

Lionel Messi, para mbajtjes së ceremonisë për Topin e Artë, e kishte dridhur Barcelonën.Ai e kishte vënë në dyshim nëse sezonin e ardhshëm do të luaj për ekipit katalunas, apo jo.

Por, menjëherë pas kësaj ceremonie, e cila u mbajt në Zurich, ylli argjentinas fajësoi mediat për shtrembërimin e deklaratave, derisa deklaroi se nuk do të largohet nga Barcelona.

“Unë shpesh nuk flas për media sepse gjithmonë mi ndryshojnë fjalët e mija për të krijuar polemika. Unë nuk jam duke menduar që të largohem nga Barcelona.”, ka deklaruar ai.

“Krejt çka kam thënë ishte se në futboll ju kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Viti i kaluar në Barcelonë ishte shumë i vështirë për mua personalisht dhe profesionalisht, dhe ne do të përpiqemi të kthente këtë sezon.”, ka deklaruar argjentinasi.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...