Messi i kërkon falje PSG-së për udhëtimin në Arabinë Saudite: Mendova se kishim një ditë pushim

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka kërkuar falje për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite që rezultoi me suspendimin e tij nga Paris Saint-Germaini.

Ylli argjentinas kishte udhëtuar drejt Lindjes së Mesme pa lejen e klubit, me ç’rast ai u suspendua për dy javë nga klubi parisien, shkruan Gazeta Express.

Messi, përmes një video të publikuar në “Instagram”, i ka kërkuar falje PSG-së, teksa ka thënë se ka menduar që ekipi ka një ditë pushim.

“Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja. E kisha anuluar më parë. I kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua”, është shprehur ai.

Përveç se do t’i mungojë PSG-së në dy ndeshje, 35-vjeçari nuk do të mund as të stërvitet për dy javë, si dhe nuk do të paguhet për këtë periudhë kohore. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...