Messi i bindur se Argjentina mund ta fitojë Kupën e Amerikës më 2021

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Lionel Messi është i bindur se Argjentina përfundimisht do t’i japë fund pritej së gjatë për një trofe të madh në vitin 2021 duke e fituar Kupën e Amerikës.

Superylli i Barcelonës është i ngazëllyer që e ka edhe një mundësi për të arritur lavdi ndërkombëtare me ekipin kombëtar, sipas Goal, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse e zotëron CV-në më të shquar në nivel klubi – e cila përfshinë 10 tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve – gjashtë herë fituesit të Topit të Artë i mungon një trofe i madh me Kombëtaren.

Messi ka qenë buzë fitimit të çdo trofeu të madh me Argjentinën, por ka dështuar në pengesën e fundit çdo herë.

Ai përjetoi disfatë që ia theu zemrën në finalen e Kupës së Botës më 2014, si dhe u mposht dy herë nga Kili në finalet e viteve 2014 dhe 2016 në Kupën e Amerikës.

Por Messi është optimist përsëri dhe beson se do të mundë ta udhëheqë ekipin e tij kombëtar drejt lavdisë në Kupën e Amerikës më 2021.

Argjentina dhe Kolumbia do ta organizojnë Kupën e Amerikës vitin e ardhshëm, e cila nis më 11 qershor dhe mbaron më 12 korrik.

Goal thotë se Messi i beson punës së trajnerit Lionel Scaloni i cili e ka ndërtuar një ekip të ri që prej se u emërua trajner më 2018. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...