“Messi i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme”

PUBLIKUAR

Barcelona e nisi kampanjën e saj në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me një fitore bindëse 4-0 ndaj PSV Eindhoven në “Camp Nou”, pas të cilës trajneri Ernesto Valverde sugjeroi se Lionel Messi i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme.

Messi ishte ylli i mbrëmjes duke i shënuar tri nga katër golat e skuadrës së Valverdes, përfshirë një nga goditja e dënimit që të lërë gojëhapur, transmeton Gazeta Express.

Përkundër se PSV-ja i vuri nën presion të madh katalonasit në fillim të takimit përmes Hirvin Lozanos, holandezët u bënë viktima më e fundit e magjisë së argjentinasit Messi.

“Ai i bën gjërat e jashtëzakonshme të duken të zakonshme”, tha Valverde për Messin në një konferencë për media ps ndeshjes.

“Sonte i shënoi tri gola, përfshirë golin nga gjuajtja e lirë që e zhbllokoi ndeshjen. Ishte goditje mjeshtërore. Messi nuk lodhet së shënuari het-trika”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...