Messi i bën dhuratën e parë djaloshit afgan (Foto)

PUBLIKUAR

Lionel Messi ia ka bërë dhuratën e parë djaloshit Murteza i cili muaj më parë kishte dal në një foto me një qese në trup duke e formuar fanellën e lojtarit argjentinas.

Murteza shumë shpejtë pritet të udhëtojë edhe drejt Barcelonës, ku do të takoj idhullin e tij, ndërsa ditë më parë ishte ftuar në kombëtaren e të rinjve të Afganistanit.

“Murteza ka tashmë fanellën origjinale. Messi ka ndihmuar që ëndrra e tij të realizohet duke ia dhënë një fanellë të nënshkruar dhe një top”, shkruan UNICEF-i i Afganistanit.

Lionel Messi mbete njëri prej futbollistëve më të dashur në botë.

Argjentinasi ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin e kaluar, ndërsa edhe këtë vit vazhdon të jetë në formë jetësore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...