Messi është lojtari i vetëm me të cilin s’mund të krahasohesh, thotë sulmuesi që ëndërron të luajë përkrah tij

PUBLIKUAR

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është personi i vetëm me të cilin nuk mund të krahasohesh, thotë Chimy Avila, sulmuesi i Osasunas i cili ende shpreson se do t’i jepet mundësia për të luajtur përkrah bashkatdhetarit të vet në Kombëtaren e Argjentinës.

Barcelona ishte në kërki ngutshëm të një sulmuesi në janar, pas lëndimit të Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles, dhe thuhej se edhe Avila ishte opsion, transmeton Gazeta Express.

Por në fund, Barca e mori Martin Braithwaite për ta zëvendësuar dyshen e dëmtuar.

Chimy Avila

Avila e pësoi një lëndim fatkeq në gju, i cili e detyroi të futet nën thikë. Por 26-vjeçari shpreson se dritarja e shpresës nuk i është mbyllur plotësisht, sepse ende është i etur të luajë përkrah bashkëvendësit të vet, të cilin e vlerëson si më të mirin e të gjitha kohëve.

“Çdo lojtar do të dëshironte të luajë përkrah Messit, apo ta ketë një trajner si Diego Simeone”, tha Avila për Marca.

“Messi është personi i vetëm me të cilin nuk mund të krahasohesh. Unë gjithmonë them Messi sepse Diego Maradonën e kam parë vetëm në video, por kam luajtur kundër Messit”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...