Messi e konfirmon: Botërori i këtij viti do të jetë i fundit për mua

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka konfirmuar se Botërori i këtij viti do të jetë i fundit për të.

Ylli argjentinas ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetarin, Sebastian Vignolo, ku mes tjerash foli edhe për Kampionatin Botëror Katar “2022”, i cili do të jetë i fundit në karrierë për të, transmeton Gazeta Express.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit. Vendimi është marrë”, tha Messi.

“Po numëroj ditët deri në Botëror. E vërteta është se ka pak ankth, duke thënë: ‘Epo, ne jemi këtu, çfarë do të ndodhë? Është e fundit, si do të shkojë?’. Nga njëra anë, mezi pres që të fillojë”, shtoi shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Jemi në një moment shumë të mirë, me një grup shumë të fortë, por gjithçka mund të ndodhë në një Botëror. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, kjo është ajo që e bën një Botër kaq të veçantë, sepse favoritët nuk janë gjithmonë ata që përfundojnë duke fituar”, vazhdoi sulmuesi i Paris Saint-Germanit.

“Nuk e di nëse mund të konsiderohemi si pretendentët kryesorë. Por, Argjentina është historikisht pretendente për të fituar, por tani nuk jemi ne favoritët, ka skuadra që kanë shanse më të mira”, deklaroi 35-vjeçari.

Kujtojmë se Kampionati Botërori “Katar 2022” do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Argjentina është shortuar në Grupin C, bashkë me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...