Messi e komenton eliminimin e Ronaldos nga Liga e Kampionëve

PUBLIKUAR

Eliminimi i Cristiano Ronaldos nga Liga e Kampionëve me Juventusit e ka hapur një debat të madh në botën e futbollit dhe në këtë debat së fundi u përfshi edhe rivali i vjetër i portugezit, Lionel Messi.

Juventusi u trondit në disfatën 2:1 kundër Ajaxit në Torino të martën, duke u eliminuar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 në favor të holandezëve, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Barcelona e mposhti lehtësisht Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0, pasi siguroi fitore me rezultat 3:0 të martën në “Camp Nou”.

Cristiano Ronaldo nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2009/10, mirëpo kur u pyet për këtë dështim, Lionel Messi u shpreh vetëm se kjo tregon se çfarë gare e vështirë është Liga e Kampionëve.

“Kjo të tregon gjithçka që të duhet ta dish për këtë garë. Çdo skuadër është e komplikuar, me këdo që të përballesh”, është shprehur Messi.

“Ekipet që kanë arritur deri këtu janë ato që e meritojnë, më të mirat dhe gjithçka do të jetë e komplikuar”.

Barcelona tani do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale, pas skuadra e Jurgen Kloppit e siguroi dje vendin në gjysmëfinale, pas fitores kundër Portos.

Në anën tjetër, Ajaxi, që e eliminoi Juventusin, do të përballet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, që arriti ta eliminojë në mënyrë dramatike Manchester Cityn. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...