Messi e inspiron Argjentinën me spektakël drejt finales së Botërorit, eliminohet Kroacia

PUBLIKUAR

Argjentina është në finale të Kampionatit Botëror. Lionel Messi është në finale për herë të dytë në një Kupë Bote.

Latino-amerikanët triumfuan thellë 3:0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Kësisoj, Argjentina i hakmirret Kroacisë për humbjen në Botërorin e kaluar, që përfundoi po ashtu 3:0, por në të mirë të kroatëve.

Ishte Lionel Messi që kaloi argjentinasit në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Pesë minuta më pas, Julian Alvarez e dyfishoi epërsinë e argjentinasve.

E Alvarez realizoi përsëri në minutën e 69-të për 3:0. Por, në këtë gol meritat i shkojnë Lionel Messit, që bëri një super depërtim për të asistuar për sulmuesin e Manchester Cityt.

Kësisoj, Argjentina kualifikohet në finale të Botërorit për herë të dytë në tre Botëroret e fundit.

Në finalen e së dielës, Argjentina do të përballet me fituesin e gjysmëfinales që luhet nesër mes Marokos dhe Francës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...