Messi dhe Mbappe shkëlqejnë n’Champions, City shokohet nga Leipzig

PUBLIKUAR

PSG-ja e mundi 4-1 Clube Bruggen në Parc des Princes me golat e Mbappes dhe Messit, Befasia e mbrëmjes ishte humbja e Manchester City, që u mposht 2-1 nga Leipzig. Por, sërish City është kualifikuar tutje si lider, PSG si e dyta.

Paris Saint Germain e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos, me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen në top formë, e mundën 4-1 Clube Bruggen në Parc des Princes.

Ata shënuan nga dy gola në këtë takim, derisa të nderit për Brugge e shënoi Rits.

Parisi u kualifikua tutje, ani pse City u mund 2-1 nga RB Leipzig.

Goli i parë u shënua në minutën e 24-, 21-vjeçari Dominik Szoboszlai realizoi për 1-0.

Për 2-0 në pjesën e dytë në minutën e 72’ shënoi Silva, derisa City e realizoi golin e nderit në minutën e 77’.

Në minutën e 88’, mysafirët humbën edhe Walker, pasi u përjashtuam me të kuq.

Sido që të jetë, kjo humbje është me shije të mirë për faktin se City tashmë kishte siguruar kualifikimin tutje si lider i grupit A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...