Lionel Messi është fotografuar në poza sensuale me partneren e tij mbresëlënëse, Antonela Roccuzzo, gjatë kohës kur po i shijojnë pushimet me bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Luis Suarez dhe familjet e tyre në Ibiza.
Futbollisti argjentinas është fotografuar në përqafim me gruan e tij në një jaht luksoz, ndërkohë që ajo e ka vënë në plan të parë figurën trupore me bikini.
Messi dhe Suarez po i shijojnë pushim pas përfundimit të kampionatit spanjoll, i cili ngjashëm si ligat tjera, ishte pezulluar për disa muaj si pasojë e pandemisë së COVID-19.



