Messi 40 gola për 9-të sezone me radhë, e lë prapa Ronaldon

PUBLIKUAR

Lionel Messi e arriti edhe një rekord tjetër sa i përket golave mbrëmë në finalen e Kupës së Mbretit.

Sulmuesi argjentinas shënoi një herë dhe asistoi dy herë në fitoren 5-0 të Barcelonës kundër Sevillës mbrëmë në finale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Messi e shënoi golin e 40-të të sezonit në të gjitha garat, që përbën rekord. Ky është sezoni i nëntë më radhë që Leo i shënon të paktën 40 gola në të gjitha garat, duke e lënë prapa Ronaldon, i cili në tetë sezonet e fundit i ka shënuar të paktën 40 gola.

Asnjë lojtarë tjetër në histori të futbollit nuk ka arritur t’i shënojë 40 ose më shumë gola në tetë apo më shumë sezone më radhë në të gjitha garat. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...