Messi, 10 sezone në La Liga – mbi 20 gola

PUBLIKUAR

10 sezone mbi 20 gola në La Liga, Leo Messi vazhdon të lë gjurmë në botën e futbollit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, e ka shpëtuar Barcelonën duke shënuar golin e tri pikëve kundër Alavesit në Camp Nou, ku katalunasit fituan 2:1, shkruan Gazeta Express.

Goli nga gjuajtja e lirë kundër Alavesit, ishte i 20 këtë edicion në 21 paraqitje, duke thyer kështu rekord historik.

Raportohet se asnjë lojtar në histori nuk ka arritur atë që e arriti Leo Messi, të shënojë për 10 sezone me radhë së paku 20 gola në sezon në La Liga, përcjell Express.

10 sezone mbi 20 gola në La Liga:

2008/09  – 31 ndeshje, 23 gola

2009/10 – 35 ndeshje, 34 gola

2010/11 – 33 ndeshje, 31 gola

2011/12 – 37 ndeshje, 50 gola (Rekord HISTORIK)

2012/13 – 32 ndeshje, 46 gola

2013/14 – 31 ndeshje, 28 gola

2014/15 – 38 ndeshje, 43 gola

2015/16 – 33 ndeshje, 26 gola

2016/17 – 34 ndeshje, 37 gola

dhe

2017/18 – 21 ndeshje, 20 gola dhe vazhdon… /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...