Mësohet sa do të mungojë Neymari

PUBLIKUAR

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mungojë një muaj për shkak të një dëmtimi në yje të këmbës së djathtë dhe si pasojë pritet ta humbasë ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Braziliani u lëndua në fitoren 3-0 të PSG kundër Marseille të dielën në kuadër të Ligë 1, dhe u detyrua ta lërë fushën e lojës i përlotur, transmeton Express.

Derisa testet fillestare treguan se ai nuk ka pësuar thyerje apo përdredhje serioze të kyçit të dielën mbrëma, ato pasuese kanë konfirmuar se ai e ka thyer njërin prej eshtrave të këmbës.

“Testet e plotësuese të kryera sot konfirmojnë se ka një ndrydhje të brendshme të nyjës së djathtë dhe po ashtu edhe një thyerje në ashtin e pestë të këmbës”, thuhet në komunikatën e PSG-së të publikuar mbrëmë.

PSG nuk ka treguar se kur do të rikthehet Neymar, por lëndimi i tij kërkon më së paku një muaj pushim – gjë që konfirmon se ai nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për PSG-në kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...