Mësohet orari i plotë për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë

PUBLIKUAR

Lega Serie A ka njoftuar zyrtarisht se është caktuar tashmë orari për ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen e njohur si derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, shkruan Gazeta Express.

“Bianconerët” do të jenë nikoqirë në ndeshjen e parë, kurse “Nerazzurrët” në të dytën.

Çifti tjetër gjysmëfinal është Cremonese – Fiorentina.

“Viola” do të luajë në udhëtim në ndeshjen e parë.

Orari:

04.04.2023 | Juventus – Inter, ora 21:00.

05.04.2023 | Cremonese – Fiorentina, ora 21:00.

26.04.2023 | Inter – Juventus, ora 21:00.

27.04.2023 | Fiorentina – Cremonese.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 24 maj, në stadiumin “Olimpico” të Romës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...