Mësohet klubi i ri i Griezmann, pas largimit nga Atletico Madridi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Antoine Griezmann konfirmoi mbrëmjen e së martës se do të largohet nga Atletico Madridi në përfundim të këtij sezoni. Klubi i tij i ri do të jetë Barcelona, sipas mediave botërore.

Edhe pse vitin e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 25 milionë euro, superylli francez tani ka njoftuar edhe zyrtarisht se ndeshja e së shtunës kundër Levantes do të jetë e fundit për të në fanellën e Atleticos, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i fituesit të Kupës së Botës vjen në një kohë kur raportohet se Barcelona është duke përgatitur fortë të re për të. Griezmann e kishte refuzuar Barçën vitin e kaluar, para se të shkonte në Rusi për ta arritur lavdinë me Francën.

Raportohet se Barça po përgatitet t’ia paguajë Griezmannit klauzolën e lirimit, e cila, sipas Goal.com, do të jetë 130 milionë euro. Kjo do të ndodhë më 1 qershor, dhe pastaj ai do t’i bashkohet kampionit spanjoll, sipas Goal.com.

Ai ka thënë se Atletico do të jetë gjithmonë në zemrën e tij, në mesazhin e tij lamtumirës në Twitter.

“Pasi kam folur m Cholon, Miquel Angel dhe drejtuesit e tjerë, desha t’iu drejtohem edhe tifozëve të cilët më kanë dhënë dashuri. Kam vendosur të largohem, të përjetoj gjëra tjera, sfida tjera. Këtë vendim e kam marrë me vështirësi të madhe por e kam ndier nevojën ta bëj. Kam kaluar pesë vite të mëdha duke i fituar trofetë e parë të rëndësishëm në karrierën time me këtë klub. Ju jeni në zemrën time prandaj kam dashur ta falënderoj klubin dhe trajnerin”, ka thënë Griezmann./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...