Mësohet gjendja e Marcelo, Kroos e Modric

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë lajme të mira sa i përket tre të lënduarve, Marcelo, Toni Kroos dhe Luka Modric

Treshja e Real Madridit, Marcelo, Kroos dhe Modric kanë munguar në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimeve.

Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes kthyese ndaj PSG, Zinedine Zidane ka marrë lajme të mira.

Marcelo dhe Toni Kroos janë shumë pranë rikthimit dhe pritet që sot të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan AS.

Ata nuk do të luajnë në fundjavë ndaj Getafes, por do të jenë gati për ndeshjen ndaj PSG-së.

Për dallim prej tyre, në dyshim mbetet Luka Modric, i cili nuk do të stërvitet sot, por pritet që në ditët në vazhdim të jetë gati.

Casmiro mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Espanyolit, por braziliani nuk ka ndonjë problem serioz dhe do të jetë gati për ndeshjen e 6 marsit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...