Mësohet data kur Hazard do të rikthehet në fushë

PUBLIKUAR

Eden Hazard nuk do të rikthehet në fushë deri në nëntor, pasi ende nuk është riaftësuar plotësisht nga lëndimi në këmbën e djathtë.

Ajo që u duk se ishte thjesht një shqetësim i vogël, u shndërrua në një lëndim i cili ende nuk e ka lejuar përfaqësuesin belg të luajë në sezonin 2020/21 për Real Madridin, transmeton Gazeta Express

Hazard do të mungojë në El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou të shtunën dhe do t’i duhen të paktën edhe tri javë të tjera për t’u kthyer në fushë, sipas gazetës madrilene, MARCA.

Në fillim të nëntorit, nga 10 deri më 18, Real Madridi nuk do të ketë ndeshje sepse do të ketë lojë të kombëtareve.

E pritet të jetë i gatshëm tamam pas ndeshjeve të kombëtareve kah mesi i nëntorit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...