Mësimdhënësit e Ferizajt paralajmërojnë të papritura në shtator

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

m-euml-simdh-euml-n-euml-sit-e-ferizajt-paralajm-euml-rojn-euml-t-euml-papritura-n-euml-shtator_hdReformimi i sistemit arsimor, e me këtë edhe shuarja e klasës së 13 në shkollat e mesme profesionale, siç duket vitin e ardhshëm shkollor do t’i lë pa punë një numër të mësimdhënësve nga komuna e Ferizajt.

Kjo ka bërë që të hënën të reagoj dega e Sindikatës së Arsimit të Ferizajt, kryetari i së cilës, Rexhep Sadiku, ka thënë se është e papranueshme që një numër i mësimdhënësve të mbesin pa punë.

Sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat i mosharmonizimit të qëndrimeve nga ministria dhe niveli lokal rreth sistemit të tyre nëpër shkolla tjera.

“Në këtë moment kërkohet një harmonizim i qëndrimeve mes Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë komunale të Arsimit. Vendimi i DKA-s jep një paralajmërim se shtatori do të le jashtë procesit mësimor një numër të mësimdhënësve. Jemi të zhgënjyer për faktin se si mund një mësimdhënës në këtë mënyrë të hedhet si leckë. Kjo për ne është e papranueshme”, ka theksuar Sadiku.

Nëse kjo ndodh, sipas kreut të sindikatës, Rexhep Sadiku, atëherë shtatori do të jetë me shumë të papritura , duke mos përjashtuar edhe reagimin sindikal.

“Shtatori mund të jetë i nxehtë e ndoshta edhe kaotik me mjaft të papritura. Ne nuk mund të mbërthejmë emocionet e atyre që mbesin pa punë, nuk mund t’i bindim të qëndrojnë jashtë të drejtës së tyre për punë. Presionet mund të çojnë edhe në një solidarizim të gjerë dhe mund të vie deri tek mosfillimi i viti shkollor”, ka thënë Sadiku.

Mësohet se gjendja më e rëndë mbetet në shkollat profesionale të bujqësisë, teknikës dhe mjekësisë.

Kreu sindikalist ka thënë se me gjithë shuarjen e klasës së 13, autoritetet mund të bëjnë zgjidhje, duke formuar paralele të reja me numër simbolik të nxënësve në këto shkolla dhe nuk mund të ketë ndonjë implikim buxhetor, pasi buxheti është i garantuar.

Nga ana tjetër drejtori i DKA-së, Muhamet Halili, ka thënë se është duke u punuar në drejtim të sistemimit të mësimdhënësve nëpër shkolla ku ka kërkesa për kuadër mësimor.

Por, duket se problem do të jetë sistemimi i mësimdhënësve, lëndët e të cilëve nuk janë profil i mirëfilltë arsimor.

“Shuarja e klasave të 13 më së shumti i ka goditur shkollat profesionale. Vështirësi paraqitet në sistemin e kuadrit specifik. Në komunën e Ferizajt ky problemi më i theksuar është në Shkollën e Mesme të Bujqësisë, në të cilën janë disa mësimdhënës që rrezikojnë të mbesin pa punë. Ne jemi duke punuar në sistemin e mësimdhënësve nëpër shkolla ku ka kërkesa për kuadër mësimor”, ka thënë Halili.

Nuk ka ndonjë shifër për numrin e mësimdhënësve tepricë, ndonëse më herët është thënë se mund të jenë mbi 50.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...