“Mësim tërë ditor deri në klasën e 5”, Shukri Buja prezanton planin për arsimin

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar mësim tërë ditor në shkolla për klasat 0 deri në 5.

Ai ka thënë se kjo është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.

Buja ka treguar se në shkolla fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore.

Postimi i plotë:

Mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët tanë që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.

Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.

Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë.

Një drekë e shëndetshme dhe një ambient i sigurt u jep atyre kujdesin që meritojnë, ndërsa prindërit kanë qetësinë se fëmijët e tyre janë në duar të sigurta.

Programi fillon si pilot në tri shkolla, një në qendër dhe dy në zonat rurale, duke u bërë shembull për një arsim më të mirë në gjithë vendin me mundësi zgjerimi edhe në shkolla tjera.

Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë, sepse çdo ditë shkollore është një mundësi e re për rritje dhe ëndrra të realizuara.

SHIKO MË SHUMË

Verifikimi i votave përfundon në 17 komuna të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së...

Zgjedhjet lokale, KQZ: Nga 5142 kuti votimi, janë procesuar 3357

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit.     Sipas informacioneve...

Këto janë rezultatet për Asamblenë Komunale në në Lipjan

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha kutive të vendvotimeve për asamble komunale...