Mesfushorit të Chelseat i bie të fikët gjatë stërvitjes

PUBLIKUAR

N’Golo Kante i humbi ndjenjat gjatë një seance stërvitore të premten dhe si pasojë e humbi ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt në fundjavë.

Megjithatë, mjekët kanë dhënë dritën e gjelbër që ai të luajë ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace, raportojnë mediat britanike, përcjell Express.

Kantes i ra të fikët në zhveshtoren e qendrës stërvitore të Chelseat në fundjavë dhe e humbi përballjen me Manchester City të dielën, të cilën skuadra e tij e humbi 1-0.

Mjekët e Chelseat kanë hedhur poshtë çdo dyshim se francezi mund të ketë probleme me zemër dhe kanë konfirmuar se është i shëndoshë të luajnë kundër Palace të shtunën si dhe ndaj Barcelonës javën e ardhshme. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...