Mesfushorit kosovar të Lazios s’i ndahen problemet me lëndime

PUBLIKUAR

Mesfushori i Kosovës dhe Lazios, Valon Berisha, është detyruar ta ndërpresë para kohe seancën e fundit stërvitore me klubin e tij, pasi një problemi në këmbën e majtë.

Pas fitores së vështirë ndaj Parmës në fundjavë në Serie A, trajneri i Lazios Simone Inazghi mendjen e kishte te ndeshja ndaj Marseille në Evropa Ligë të enjten, por u përball menjëherë me probleme, transmeton Express.

Berisha – cili ishte vendimtar në ndeshje ndaj Parmës duke e fituar penalltinë nga e cila Ciro Immobile e theu akullin duke i kaluar bardhezinjtë në epërsi 1-0 – nuk e kompletoi seancën stërvitore për shkak të një problemi në këmbën e majtë, të cilën e kishte lënduar në verë, raporton Lalaziosiamonoi.it.

Nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit të kosovarit, apo kur mund të rikthehet ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...