Mesfushori i Man United thotë se s’është tragjedi humbja ndaj Bristol dhe eliminimi nga kupa

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të vet ta harrojnë eliminimin nga EFL Cup dhe të shikojnë përpara, duke thënë se nuk është tragjedi humbja ndaj skuadrës së ligës së dytë angleze, Bristolit City.

Goli i Korey Smith në kohën shtesë ia siguroi Bristolit kalimin tutje dhe humbjen e dytë në katër ndeshje skuadrës së Jose Mourinhos, transmeton Express.

Në këtë ndeshje, Mata ishte në bankë të rezervistëve dhe nuk u përdor fare. Ai ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin, por insistoi se skuadra duhet të shikojë përpara nëse dëshiron të arrijë diçka këtë sezon.

“Kur luan për një skuadër si Manchester Unitedi, cdo humbje është befasi e madhe për të gjithë. Për tifozët, për ju dhe veçanërisht për ne. Ne vuajmë kur nuk fitojmë. Por duhet ta kuptojmë se humbja është pjesë e sportit dhe pjesë e futbollit dhe mund të ndodhë, prandaj nuk është tragjedi”, ka thënë Mata

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...