Mesfushori i Man Cityt shan pas eliminimit dramatik nga Liga e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Dy vendime të mëdha e kontroverse të VAR-it shkuan në favor të Tottenhamit, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Cityt, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Njëri ndër personat që mbeti i pakënaqur me këto vendime ishte Fernandinho.

Kur gazetari Simon Mullock i The Mirror e pyeti mesfushorin e Manchester Cityt, Fernandinhon, ta përshkruajë ndeshjen çerekfinale kundër Tottenhamit, ai u përgjigj vetëm duke thënë “Q***a VAR-in”, transmeton Gazeta Express.

Manchester City u eliminua sërish në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi VAR-i ia anuloi golin e shënuar në minutat e fundit, që ia siguronte Manchester Cityt fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale, për shkak të pozitës jashtë loje.

Manchester City e filloi këtë ndeshje pas disfatës 1:0 në ndeshjen e parë në White Hart Lane dhe duhej të fitonte me dy gola epërsi për ta siguruar kualifikimin. Në vetëm 21 minutat e parë, ata i shënuan tri gola, mirëpo edhe Tottenhami i shënoi dy të tjera.

Ndërsa, golin që i nevojitej Cityt e shënoi Sergio Aguero në pjesën e dytë të ndeshjes (4:2), por menjëherë pas tij erdhi edhe goli i radhës i Tottenhamit (4:3), rreth 15 minuta para fundit. Ky gol i Tottenhamit u kontrollua me VAR pasi që Fernando Llorente e kishte prekur topin me dorë, mirëpo gjyqtari vendosi që prekja me dorë kishte qenë aksidentale dhe nuk e kishte devijuar topin.

Manchester City ishte në kërkim të golit të fitores, mirëpo edhe kur një i tillë u shënua nga Raheem Sterling, disa momente para fundit, ai u anulua për shkak se Sergio Aguero e kishte marrë topin në pozitë jashtë lojë gjatë aksionit.

Tani, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Tottenhami do të përballet me Ajaxin, që të martën e eliminoi Juventusin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...