Mesfushori i Kombëtares shqiptare e vazhdon karrirën në Izrael

PUBLIKUAR

Në Itali e duan shumë skuadra me Salernitanën e Claudio Lotitos që qëndron në radhë të parë, por e ardhmja e Migjen Bashës sipas të gjitha gjasave do të jetë larg gadishullit Apenin.

I larguar nga Bari në përfundim të këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është në kërkim të një skuadre të re por pavarsisht interesimit të disa klubeve të Serisë B për të, Basha do të provojë një eksperiencë të re në një tjetër kampionat.

Ish-lojtari i Lucernës kërkohet nga Maccabi Haifa në Izrael.

Te Bari 31-vjeçari përfitonte 300 mijë euro në sezon ndërkohë që në Izrael te Maccabi Haifa, Basha do të përfitojë 100 mijë euro më shumë pra 400 mijë euro në vit. /SS/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...