Mesazhi prekës i Ronaldos për portugezin Gomes që pësoi lëndim të rëndë

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo e ka dërguar një mesazh prekës në mbështetje të Andre Gomesit të Evertonit, pasi ky i fundit e pësoi një lëndim të tmerrshëm të dielën në mbrëmje.

Andre Gomes e theu dhe e zhvendosi kyçin e këmbës së tij të djathtë, pas një ndërhyrjeje nga Heung-min Soni i Tottenahmit. Pas asaj ndërhyrjeje, këmba e Gamesit ngeci në barin e fushës dhe lojtarët e tjerë të të dy skuadrave mbetën të tronditur nga ky rast, transmeton Gazeta Express.

Evertoni e konfirmoi të hënën se 26-vjeçari ishte bërë operacion, të cilin e kishte kaluar me sukses, dhe tani pritet ta fillojë procesin rikuperues.

Shumë tifozë dhe futbollistë kanë dërguar mesazhe në mbështetje të Gomesit, përfshirë këtu edhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili luan me Gomesin bashkë në ekipin kombëtar të Portugalisë.

“Rikuperim të shpejtë @aftgomez21, do të kthehesh edhe më i fuqishëm. Një përqafim të madh për ty”, shkroi Ronaldo, në llogarinë e tij në Instagram.

Dyshja ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që triumfoi në Kampionatin Evropian 2016. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...