Mesazhi i trajnerit të Bayernit për Jamesin para ndeshjes me Liverpoolin

PUBLIKUAR

Niko Kovac është i lumtur me James Rodriguezin, por thotë se ai mund të japë edhe më shumë.

U largua nga Real Madridi në kërkim të minutave, por nuk po i gjen as te Bayern Munichu.

James nuk është titullar i rregullt te ekipi gjerman, pavarësisht se trajneri i Bayernit, Niko Kovac, beson në cilësitë e kolumbianit.

Para ndeshjes me Liverpoolin në Champions League, ai ka kërkuar nga 27-vjecari që të punojë më shumë.

“Ai ka qenë shumë i mirë së fundmi, por jam i bindur se mund të bëjë edhe më shumë”, tha trajneri i Bayernit.

James ka bërë vetëm 17 paraqitje këtë edicion me Bayernin dhe ka shënuar 3 gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...