Mesazhi i shqiptarit nga Brukseli: Jam mirë babi, por këtu po ndodhë tmerri

PUBLIKUAR

Opinionisti kosovar Veli Bytyqi, ka publikuar mesazhin që ka marrë nga djali i tij i cili jeton në Bruksel.

Pas sulmeve të mëngjesit të sotëm në Bruksel, të gjithë ata që kishin familjar në Belgjikë ishin të shqetësuar për fatin e tyre.

Në mesin e tyre ishte edhe djali i opinionistit nga Kosova Veli Bytyqi, Arlindi i cili nuk kishte vonuar shumë dhe i kishte shkruar babait të tij se ai është mirë, transmeton Magazina.al

Në mesazhin e tij, Arlindi ka përshkruar tmerrin që po përjetonin qytetarët e kryeqytetit evropian pas momenteve të sulmit.

Ky është postimi i plotë i Veli Bytyqit:

Mesazhi i birit tim nga Brukseli!

“Jam mire babi, jam i sigurte une ne keto çaste, pa merak, por ketu po ndodhe tmerri, kaosi e pasiguria! Jeta ka pushuar, askush nuk e din se çka e pret minutat ne vazhdim. Ne zyrat tona ka pllakosur heshtja….?! Ne rruget e Brukselit degjohen vetem sirenat e policise dhe ekipeve sanitare”. ! Keto ishin fjalet me te cilat na e shendoshi zemren djali jone, duke u bere i gjalle, nderkohe qe neve na kishte kapluar ankthi, frika…! Nuk na pritej derisa t’ ia degjonin zerin. Rruga per ne zyren ku punon ai e qon cdo dite perskaj nderteses se KE ku ndodhi njeri nga shperthimet! Kjo e bente edhe me kaotike gjendjen tone shpirterore. Kishim pershtypjen se po rrotullohej bota rreth nesh! Ne familjen tone u gezuam kur i degjuam zerin Arlindit, por na erdhi keq per viktimat qe rane sot, pa faj, pa hak, vetem pse ishin njerez! Ne kete katrahure globale te linde vetvetiu pyetja se kah po shkon njerezimi, ku po rreshqet planeti, a mund te ndalohet kjo?! Dhe si ta kuptojme gezimin tone per te birin qe jeton ne Bruksel, se atij nuk i ka ndodhur kurgje, nderkohe qe sot shume familje, prinder, vellezer, motra e te aferm te viktimave jane mbuluar ne zi?! Njerezimit nga vete njerezit po i kanoset zhdukja biologjike! Me Arlindin pothuajse çdo çast jemi ne kontakt, jemi te shqetesuar dhe e lusim Zotin qe te perfundoi me kaq!./Magazina.al/

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...