Mesazhi i Haradinajt për Ramiz Kelmendin: Lëre Demarkacionin, merru me çokollata (Video)

PUBLIKUAR

Në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për shënimin e kufirit me Malin e Zi, të cilin partia e tij e kundërshton.

Ai ka treguar nëse ka njerëz që kanë dokumentacione që vërtetojnë që iu është marrë tokë nga Mali i Zi.

Deputeti i AAK-së ka folur për metodat që kjo parti do të përdorë për vazhdimin e kundërshtimit të Demarkacionit dhe bllokimin e kalimit të tij në Kuvend.

Haradinaj ka treguar si po binden deputetët e koalicionit qeveritar që të mos e votojnë Dermakacionin, ndërsa ka komentuar edhe qëndrimin e biznesmenit nga Peja njëherësh zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi.

Deputeti Haradinaj ka një mesazh për Kelmendin, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...