Mesazhe paqeje e të shtëna armësh nga veriu

PUBLIKUAR

Mesazhe paqeje e të shtëna armësh nga veriu

Shumë qytetarë serbë kanë marrë pjesë të martën në zjarret tradicionale të natës së krishtlindjeve në kishën ‘Shën Dimitrije’ në veri të Mitrovicës, duke festuar kështu krishtlindjet ortodokse.

Prifti i kishës ‘Shën Dimitrije’ Milija Arsoviq, ka porositur qytetarët për paqe, jetë të dinjitetshme dhe me përplot dashuri.

“Sot është dita më e lumtur, festa e të gjitha festave, dhe ne duhet të jemi të lumtur duke u lutur që mes njerëzve të mbretërojë paqja, vullneti i mirë, dinjiteti dhe dashuria. Dhashtë Zoti që të festojmë gjithmonë në këtë vend, të bashkuar dhe në dashuri, sepse nëse kemi unitet dhe dashuri do të kemi gjithë të mirat nga zoti”, ka thënë mes tjerash Arsoviq.

Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe kryetari ilegal i veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq.

Ai ka potencuar se paqja dhe dashuria janë mesazhet kryesore të fesë ortodokse, andaj njerëzit duhet t’i përmbahen dhe t’i aplikojnë ato.

Festa ka zgjatur deri në orët e mëngjesit të sotëm, ndërsa pothuajse gjatë tërë natës, përveç përdorimit të mjeteve piroteknike, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Qytetarët serbë sot rreth orës 10:00 do të vizitojnë edhe kishën ‘Shën Sava’ që ndodhet në jug të qytetit të Mitrovicës, si dhe varrezat ortodokse të cilat ndodhen në këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...