Kandidati për Kryetar të Komunës z. Ismet Hajrullahu uron qytetarët e Lipjanit
Ky është urimi:
Të nderuar qytetarë të Lipjanit!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të përzemërta për madhështinë e kësaj dite e cila jep mesazhin për falje. Kjo ditë na nxitë për më shumë tolerancë, mirësi, falje, dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.
Andaj, më lejoni të ju uroj për paqe dhe begati në familjet tuaja.
Në këtë festë të shtrijmë dorën e solidaritetit dhe ndihmës për ata që kanë nevojë, në këtë mënyrë vazhdojmë traditën e zemergjerësisë dhe respektit.
Vendi ynë veçohet për marrëdhënie mjaftë tolerante dhe bashkëjetesës në mes komuniteteve të besimeve të ndryshme, e cila na bën shumë krenarë dhe më të përkushtuar për të ruajtur këto vlera të çmuara tê shoqërisë sonë.
Më lejoni, poashtu të uroj të gjithë haxhilerët nga Komuna e Lipjanit të cilët nisën rrugën për të kryer një obligim fetar, të kthehen shëndosh e mirë dhe haxh të pranuar.
Gëzuar Kurban Bajramin, festën e sakrificës!


