Merr fund pritja 26-vjeçare, Partizani ngre titullin nën një atmosferë spektakolare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

26 vitet e pritjes morën fund këtë pasdite në stadiumin “Selman Stërmasi”, kur kapiteni Alban Hoxha ngriti lart edhe zyrtarisht titullin kampion të fituar me meritë të plotë nga Partizani.

Nën një atmosferë elektrizuese dhe mes tifozëve të shumtë të skuadrës së kuqe, u zhvillua edhe ceremonia për nder të kampionëve, të cilët parakaluan të gjithë me radhë, deri kur erdhi momenti për të ngritur lart kupën.

Ky titull për Partizanin vjen pas plot 26 vitesh, gjatë të cilave klubi ka kaluar peripeci dhe vështirësi të shumta, por që tashmë duket se është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në nivelet ku e ka vendin.

Kujtojmë që festa e “të kuqve” nuk do të mbyllet në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi në orën 19:30 vëmendja do të përqendrohet në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të mbahet një koncert festiv me këtë rast, i cili do të transmetohet live në Supersport 1. /SS/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...