Merovci kujton Rugovën

PUBLIKUAR

Adnan Merovci, drejtor i Komisionit të Pavarur për Media dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, e ka kujtuar atë në datëlindje.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar disa vargje, “me rastin e ditëlindjes së Plakut të Kosovës”, duke e vënë atë krah komandatit legjendar Adem Jashari, transmeton Klan Kosova.

Të dy janë kolosë që simbolizojnë barazpeshën e shekullit të kaluar për Merovcin, njëri historik tjetri legjendar, njëri president, tjetri komandant, shkruan Merovci

Me rastin e ditëlindjes së “Plakut të Kosovës”.

Ofshama ime
Ibrahim RUGOVËN, në vazhdimësi nuk do të ngopemi së njohuri.
Adem JASHARIN, përjetësisht do ta ndjejmë. 
RUGOVA e ADEMI simbolizojnë baraspeshën e shekullit të kaluar, jo vetëm të shqiptarisë.
Urtësia, e jo butësia e RUGOVËS dhe trimëria, e jo azgania e ADEMIT, janë bazamentet e dy figurave shqiptare që lëkundën parashikimet e shekullit të 20-të.
Historia shqiptare për urtësi e mençuri dhe për trimëri e heroizëm, përfundojnë me RUGOVËN e ADEMIN.
Njëri Historik.
Tjetri Legjendar.
Njëri President.
Tjetri Komandant.
Të dytë – monumentalë.
Sot, Kosovës, po i duhet shtetforcues, reformator.
Cili është ky?
Marrë nga libri i Adnan MEROVCIT: “Në Hap me RUGOVËN”.

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...