Merkel: Gjermania kundër kulturës urrejtëse të terroristëve, s’e ndryshon politiken për refugjatët

PUBLIKUAR

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se terroristët duan ta zbehin gatishmërinë e Gjermanisë për të pranuar refugjatë, por se qeveria gjermane është kundër kësaj.

Komentet e saj vijnë pas një vale sulmesh në kohët e fundit në jug të vendit, shkruan Reuters, përcjell Express.

“Terroristët duan që ne të humbim përqendrimin nga ajo çfarë është e rëndësishme për ne, duan që ta thyejnë kohezionin tanë dhe ndjesinë e komunitetit, si dhe të pengojnë mënyrën tonë të jetesës, gatishmërinë tonë për të pranuar njerëz të cilët kanë nevojë,” tha ajo gjatë një konference për media për të cilën ajo i ka ndërprerë pushimet verore.

“Ata [terroristët] shohin urrejtje dhe frikë midis kulturës dhe midis fesë. Ne qëndrojmë kundër kësaj në mënyrë të vendosur,” shtoi ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...