Merkel fton Mustafën për vizitë në Gjermani

PUBLIKUAR

Gruaja më e fuqishme në Evropë, Angela Merkel duket se e ka “zhbllokuar” Kosovën. Ajo e ka ftuar në një vizitë zyrtare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij burimi, Mustafa vizitën zyrtare në Gjermani do ta filloj më 30 qershor.

“Kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme. Është një sinjal se Gjermania po e zhbllokon Kosovën. Poashtu është vizita e parë që një kryeministër i Gjermanisë e fton në vizitë zyrtare homologun e saj nga Kosova”, tha ky burim.

Isa Mustafa që nga ardhja në krye të ekzekutivit deri më tani e ka zhvilluar vetëm një vizitë zyrtare, e ajo është vizita në shtetin shqiptar.

Megjithatë, vizita në Berlinin zyrtar, konsiderohet ndër më të rëndësishmet për Kosovën, për faktin se Gjermania është ndër shtetet më të fuqishme jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përgjatë tërë shtatë vjet qeverisje, nuk e kishte asnjë ftesë nga kancelaria gjermane, Angela Merkel për ta vizituar Gjermaninë. /Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...