“Meritën historike”, UEFA ndryshon rregullat e kualifikimit në LK

PUBLIKUAR

UEFA pritet të ndryshojë rregullat e kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe nga 2018 deri të paktën në 2021, katër kampionatet më të mëdha të Evropës do të përfaqësohen me numër fiks skuadrash.

Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia do të përfaqësohen me nga katër skuadra duke nisur që nga sezoni 2018-2019 në Ligën e Kampioneve dhe gjithë kjo falë rregullave të reja që njohin “meritën historike” të këtyre kampionateve në këtë kompeticion, transmeton Top Channel.

Një tjetër avantazh që u garanton ‘merita historike’ skuadrave të katër kampionateve më të forta të Europës është shmangia e fazës ‘play off’. Pra, katër skuadra nga këto katër kampionate do të futen direkt në fazën e grupeve.

Në tavolinën e bisedimeve mes ‘Big’-ëve të Europës dhe UEFA-s propozimi kryesore është ai që 3 skuadra të kualifikohen direkt për në fazën e grupeve dhe e katërta të futet me kriterin e ‘meritës historike’. UEFA ka bërë një renditje në bazë të këtij kriteri që u garanton skuadrave si Milani, Interi, Chelsea, M. United, Liverpool, Benfica e të tjera që pavarësisht renditjes në kampionatet përkatëse, të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Kjo është formula që po qarkullon në zyrat e UEFA-s para zgjedhjes së presidentit të ri në zgjedhjet që mbahen më 14 shtator, ndërkohë që për momentin është lënë menjanë ideja e një Superlige Europiane.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...