Një burrë ka raportuar në Polici se derisa e kishte parkuar veturën e tij me targa të Suedisë për një shërbim, një person i panjohur ia ka thyer xhamin e veturës dhe ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe 113 mijë kruna suedeze.
Raporti nga Policia:
Fsh. Llugaxhi, Lipjan 17.05.2021-15:50.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa e kishte të parkuar veturën e tij me targa suedeze për një shërbim, një person i panjohur duke i thyer xhaminë veturës i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe një shumë parash prej 113 mijë kruna suedeze.
Rasti vazhdon të hetohet.


