Mërgimtarët ndihmojnë familjen pacolli nga Janjeva

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Humaniteti vepër e mërgimtarëve tanë, tregon faktin se mërgata ka djelmosha që e duan atdheun dhe bashkë me dashurinë, jetojnë edhe me plagët e atdheut si është varfëria.

Duke parë gjendjen e mjerueshme të familjes së Bashkim e Vahide Pacollit dhe tetë fëmijëve të tyre, si dhe familjeve tjera, Arben Gashi nga Janjeva, në emrin e Klubit „7 Shtatori“ të Wupertalit, dhe me ndihmën Rrahman Ismajlit, Kadri Emirit, Fadil Beqirit, Blerim Pajazitit, Fahruk Hasanit, Ardian Shabanit, etj. organizuan Turnir Futbolli në Verlbert të Gjermanisë (NRW), më 14.06.2015 me qëllim të ndihmës së dy familjeve shumë të varfra në Janjevë.
Arben Gashi si iniciatori kryesor, dhe me ndihmën e miqve, atë ditë Turniri, ku morën pjesë disa ekipe në Futboll të vogël. Gjatë kësaj dite të këtij organizimi, u mblodhën 1285 Euro, të cilat në dy pjesë të barabarta do ti dhurohen familjes së Bashkim Pacollit dhe familjes së Përparim Sopes nga Janjeve. Humaniteti në vepër i mërgimtarëve tanë, tregon faktin se mërgata ka djelmosha që e duan atdheun dhe bashkë me dashurinë, jetojnë edhe me plagët e atdheut si është varfëria.
Gjeste të tilla duhet organizuar më shumë. Humanizmi ska alternative tjetër pos ardhjes në ndihmë atyre familjeve e njerëzve në nevojë. Vetëm me vepër ndihma është aty. Me fjalë gjithmonë po na mbesin ëndërr.
Rrugën e Arben Gashit dhe miqve të tij, duhet ta përcjellin edhe të rinjtë tjerë nga mërgata.
Për shkak të grykësisë së pushtetarëve atje, hajnisë e korrupcionit, popullata e varfër ka nevojë për ndihmë pothuajse si në kohen e luftës dhe paraluftës.
Vlen të theksojmë se në këtë turnir, vendin e pare e zuri EM “Cars” nga Wupetrali ndërsa vendin e dytë e zuren “Stupcat” nga Münsteri.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për ndihmën e dhuruar.

 

 

Humaniteti vepër e mërgimtarëve tanë, tregon faktin se mërgata ka djelmosha që e duan atdheun dhe bashkë me dashurinë, jetojnë edhe me plagët e atdheut si është varfëria.
RTKLIVE.COM

 

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...