Mercedes ndryshon emrin

PUBLIKUAR

Daimler AG është prodhuesi gjerman i veturave i themeluar në vitin 2008, me bashkimin e gjigantit gjerman Daimler-Benz me atë amerikan Chrysler.

Prodhuesi i veturave Daimler AG të martën zyrtarisht do të përshëndetet nga emri i dikurshëm i kompanisë, dhe tani do të quhet Mercedes-Benz Group AG, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Ola Kallenius, po kryen një lloj ristrukturimi të kompanisë që e filloi në fund të vitit të kaluar kur edhe u nda nga bashkëpunimi me Daimler Truck.

Prej atëherë kanë ekzistuar dy kompani të ndara, e Mercedes-Benz tani do të koncentrohet më shumë në punën me vetura dhe furgonë.

Ndryshe Daimler Motoren Gesellschaft vepron nga viti 1890, kurse më 1926 bashkoi forcat si Benz & Cie, ku më vonë u themelua edhe Daimler-Benz. Tani Damiler i përket historisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...