‘Mendova të largohem nga Bayern’

PUBLIKUAR

Kingsley Coman e ka pranuar se e ka menduar largimin nga Bayern Munich

Anësori francez, Kingsley Coman ka kaluar një sezon të vështirë në Bayern Munich, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Ai madje gjatë një interviste për të përditshmen gjermane, Kicker e ka pranuar se e ka menduar edhe largimin nga Allianz Arena gjatë kësaj vere.

Por, ai tashmë ka ndërruar mendje, pasi dëshiron të qëndrojë dhe të triumfoi me Bayernin.

“Ishte një sezon shumë i vështirë për mua. Madje e kam menduar edhe largimin nga Bayern”, tha Coman.

Francezi tashmë është në pronësi të Bayernit, në të cilën skuadër luan nga viti 2015, por ai tashmë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...