Mendimi për motin: Të enjten ftohtë, kryesisht me vransira, nga e premta më shumë diell

PUBLIKUAR

Mendimi për motin – 15.01.2025

Mbeten ende kushte të motit të ftohtë ditën e enjtë, kryesisht me vransira. Intervale me diell paksa më shpesh mund të ketë nga pjesë të Dukagjinit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 0C e 3C.

Nga dita e premtë vransirat pritet të shpërndahen e mbi vend të kemi më shumë intervale me diell duke shkuar në fundjavë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për formim të mjegullës, që aty këtu mund të mbetet deri orëve të mesditës. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -7C, e ato maksimale në rritje deri në 4C e 6C, në fundjavë, të hënën deri në 7C e 8C.

 

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...