Menaxheri: Sneijder është shumë afër transferimit te Sampdoria (Foto)

PUBLIKUAR

Guido Albers, menaxheri i Wesley Sneijder, ka konfirmuar se holandezi është pran transferimit te Sampdoria

Transferimi i Wesley Sneijder nga Galatasaray në Sampdoria gjatë kësaj vere është një mundësi reale. Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i lojtarit, Guido Albers.

“Ai e dëshiron e Sampdorian, kjo është zgjedhja e parë për Wesleyn në mesin e të gjitha objektivat që janë propozuar për të ‘ jashtë shtetit”, ka deklaruar Albers.

Ky i fundit mbrëmë ka pasur një takim me presidentin e Spamdorias, Massimo Ferrero në qytetin e Genoas për të diskutuar transferimin e mundshëm të holandezit.

Thuhet se holandezi do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me klubin nga Serie A. Holandezi e njeh mirë Serie A. Ai ka qenë pjesë e Interit mes viteve 2009-2013. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...