Menaxheri: Hysaj kërkohet nga këto skuadra (Foto)

PUBLIKUAR

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkohet nga skuadra gjermane dhe angleze. Hysaj ka rënë në sy të ekipeve të mëdha pas paraqitjeve të mira me Napolin dhe Shqipërinë

 “Ka disa vëzhgues, që e shikojnë dhe e ndjekin Hysajn. Janë ekipe gjermane dhe angleze, por ne nuk duam të ikim nga Napoli. Elseid ka vitin e dytë me ngjyrat blu dhe mund të bëjë edhe më mirë sezonin e ardhshëm. Pastaj, ai dëshiron të luftojë për të fituar kampionatin”, ka deklaruar ai për  Football Italia

“Hysaj, megjithatë, ka një klauzolë largimi në kontratë. Në qoftë se do të vijë një klub i interesuar, i gatshëm të paguajë klauzolën, por ne për çdo hap do të njoftojmë dhe Napolin”, ka shtuar  Giuffredi.

Kurse, sipas mediave italiane Hysaj vëzhgohet nga Chelsea, Arsenal, Manchester United, Bayern Munich and Wolfsburg. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...