8 tetor 2015- Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Sefer Tasholli, të enjten ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesit e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara ( UNDP).
Qëllimi i kësaj marrëveshje është implementimi i Pilot Projektit të UNDP-së “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës”, projekt i financuar nga Agjencioni Suedez – Akademia Folke Bernadotte ( FBA). Në këtë Pilot projekt në mesin e katër komunave të Kosovës është përzgjedhur edhe Komuna e Lipjanit.
Me implementimin e këtij projekti do të avancohet në kapacitet e Komunës për zbatimin e parimeve të sundimit të ligjit në Administratën Publike, ofrimin e shërbimeve publike, për strehim social, rrespektivisht në ngritjen e vetëdijes dhe kapaciteve të stafit Komunal.
Memorandum Mirëkuptimi në mes Komunës së Lipjanit dhe UNDP-së
PUBLIKUAR


