Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Avdullah Hoti nuk do të ndryshonte asgjë nga qeverisja e Isa Mustafës. Ai këtë koment e ka bërë në KlanKosova teksa ka folur rreth kandidimit të Hotit për kryeministër.
“Një fjalë e popullit thotë Ali Hoxha – Hoxhë Alia”, është shprehu ai, transmeton Indeksonline.
I pyetur se a vlen thënia e njëjtë edhe për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Krasniqi është shprehur se të dy e kanë dëshmuar veten në lidership.
Ndërkohë, Krasniqi ka deklaruar se qeveria e kaluar në duart e ish-kryeministrit Mustafa ka ngecur në disa fusha. Por, Krasniqi nuk ka lënë pa përmendur edhe financat, duke nënkuptuar se ka pasur pakënaqësi nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Hoti.
“Në asnjë rrethanë, e kam thënë se në politike nuk mund të jetë asgjë bardh e zi, por kushdo që e përcjellë politikën e di se fuqia dhe vendimmarrja është në duart e kryeministrit. Ka projekte që janë vonuar dhe nuk janë përfunduar. Edhe te pjesa e financave. Ka pengesa me të cilat ne si Ministri e Bujqësisë jemi përballur vazhdimisht”, ka thënë ai ndër të tjera.
Krasniqi e ka quajtur kreun e PDK-së, Kadri Veselin si njeri që do të punojë me partnerët e koalicionit që t`i çojë përpara proceset e ngecura nga qeveria Mustafa./Indeksonline/


