Memli Krasniqi takohet me emisarin Escobar: Fuqizimi i raporteve strategjike me SHBA-të është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, ka takuar Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, njëherit të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me emisarin Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, ku Krasniqi është shprehur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke. Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...