Memli Krasniqi për Luan Haradinajn: Na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha

PUBLIKUAR

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka kujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi thotë se Haradinaj la prapa shumë mësime me shembullin e tij persona.

“Na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë”, shkroi mes tjerash Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Postimi i plotë:

Me 6 maj të vitit 1997, ra për të mos vdekur kurrë, një ndër pushkët e para të lirisë, Luan Haradinaj.

Luani ishte vetëm 23 vjeç – por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë.

23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit.

Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...